Berisha u rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

Berisha u rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

Pas disa javësh pushim për shkak të protestave, Sali Berisha u rikthehet foltoreve në degë të ndryshme. Këtë të premte Berisha do të jetë në Kukës. “Miq, nesër në ora 17:00 vazhdojmë “Foltoren e Ripërtëritjes” në Kukës. Ju ftoj të ndiqni këtë takim!”, tha Berisha përmes një postimi në Facebook. Foltorja e fundit që ka mbajtur lideri demokrat ishte në Dibër, në ditën e parë të protestës studentore në 13 tetor.