Prefektura e Tiranës në aksion për sigurinë e digave, ngrihet grup pune për inspektimin e tyre
Siguria e digave dhe monitorimi i vazhdueshëm i tyre kanë qenë në fokus të një takimi të zhvilluar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, Ardian Islami, si dhe drejtues të njësive të qeverisjes vendore në qark. Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale të digave dhe ujëmbledhësve në territorin e Qarkut Tiranë, si dhe masat që duhen ndërmarrë për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e situatave me rrezik për qytetarët dhe pronën. Në përfundim, u vendos ngritja e një grupi pune nën drejtimin e Prefektit, me përfaqësues teknikë nga Prefektura, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha dhe drejtoritë përgjegjëse për administrimin e digave në njësitë vendore. Statusi i plotë nga Shkëlqim Hajdari Siguria e digave...
Burimi:
kohajone.com