Drejtori Hita në Akademinë e Policisë së Italisë: Arsimimi dhe formimi profesional, baza për një Polici moderne dhe shërbim cilësor ndaj qytetarëve
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizitoi Akademinë e Policisë së Italisë, ku u prit nga drejtori i saj, Mario Viola. Gjatë takimit, Hita vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe formimit profesional në ndërtimin e një policie moderne dhe profesionale. “Një polici profesionale dhe moderne ndërtohet mbi përgatitjen cilësore, integritetin dhe aftësitë e punonjësve të saj. Për këtë arsye, zhvillimi i Akademisë së Sigurisë është një nga prioritetet e mia. Synimi ynë është të zgjerojmë bashkëpunimin me institucionet tuaja arsimore përmes programeve të përbashkëta akademike, shkëmbimit të pedagogëve dhe ekspertëve, trajnimeve të specializuara”, u shpreh Hita. Drejtori i Akademisë së Policisë italiane, Mario Viola, vlerësoi...
Burimi:
kohajone.com