8 vota pro, kalon projektligji për strehimin social. Manja-opozitës: Gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka hapur rrugë miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për strehimin social”, duke votuar me 8 vota pro projektligjin që synon të lehtësojë aksesin në banesa për familjet, çiftet e reja, studentët dhe profesionistët. Paketa e re e masave sjell disa skema mbështetëse, mes të cilave kredi me interes zero për blerjen e banesës, subvencionim të gjysmës së qirasë dhe një mekanizëm që u mundëson qytetarëve të përdorin një pjesë të qirasë së paguar si vlerë për blerjen e banesës. Gjatë prezantimit në komision, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se synimi është zgjerimi i alternativave të strehimit, duke krijuar mundësi financiare që përshtaten me të ardhurat e familjeve. Kredi pa interes dhe këste...
Burimi:
kohajone.com