Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

Grip, viroza, dhe infeksione të tjera virale duket se janë në kulmin e tyre tek të vegjlit pasi edhe shpeshtësia e vizitave tek mjeku pediatër  është rritur ndjeshëm. Pediatrja Sonila Brati tregon shenjat e përgjithshme me të cilat paraqiten. “Temperaturë e lartë, e cila shfaqet menjëherë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti dhe problematika të shumta të rrugëve të sipërme respiratore. Mund të them se ka qenë një virozë e vështirë, pasi temperatura ka qenë shumë e lartë, por mund të kenë qenë edhe forma të COVID-it të bashkëshoqëruara”, u shpreh pediatrja. Por shqetësimet nuk janë ndalur këtu, ato kanë prekur edhe traktin gastrointestinal “Shumë fëmijë paraqiten tek ne me viroza të shoqëruara me të vjella dhe diarre, të cilat zgjasin dy deri në tri...