“Dua Champions-in dhe…”, Harry Kane zbulon objektivat
Harry Kane po kalon një periudhë të artë dhe është gati të shkruajë një tjetër kapitull në histori. Sulmuesi i Bayern Munichut – i cili në vitin 2026 fitoi “Topin e Artë” të parë në karrierën e tij, si dhe “Këpucën e Artë” europiane për herë të dytë, krahas fitimit të Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Gjermanisë – tani ka vënë në shënjestër një rekord të ri. Ndërsa Anglia përgatitet të përballet me Kroacinë në “Wembley”, në kuadër të javës së pestë të Nations League, kapiteni pritet të arrijë kuotën e 126 ndeshjeve me kombëtaren e tij. Kjo do ta bëjë atë lojtarin me më shumë paraqitje në historinë e “Tre Luanëve”, duke tejkaluar portierin Peter Shilton, i cili e mbylli karrierën me...
Burimi:
telesport.al