Zbulohen honorarët e kastit të “The Odyssey”, Matt Damon kryeson me 15 milionë dollarë
Filmi më i ri i regjisorit Christopher Nolan, “The Odyssey”, po vazhdon suksesin në kinematë botërore, ndërsa mediat amerikane kanë publikuar honorarët e supozuar të aktorëve kryesorë të kastit. Sipas raportimeve, Matt Damon, i cili interpreton rolin e Odiseut, është aktori më i paguar i filmit. Ai thuhet se ka përfituar 15 milionë dollarë për rolin e tij, duke u shfaqur në 46 skena, ose mesatarisht mbi 326 mijë dollarë për skenë. Tom Holland, në rolin e Telemakut, djalit të Odiseut, raportohet se ka fituar 10 milionë dollarë. Me 24 paraqitje në film, kjo përkthehet në rreth 416 mijë dollarë për skenë. Edhe pse shfaqet vetëm në gjashtë skena si perëndesha Athena, Zendaya thuhet se ka arkëtuar rreth 5 milionë dollarë, duke regjistruar mesatarisht 833...
Burimi:
kultplus.com