Pirpirija gjirokastrite, tradita që vazhdon të jetojë

Pirpirija gjirokastrite, tradita që vazhdon të jetojë

Pirpirija është një nga elementet më karakteristike të veshjes tradicionale të grave në Gjirokastër, ndërsa qëndisja e saj përfaqëson një traditë të veçantë artizanale të qytetit. Pirpirija ishte një veshje e sipërme, pa mëngë, e punuar zakonisht me stof të errët, e ngushtë në bel dhe e zbukuruar me qëndisje të shumta. Ajo mbulonte rreth tre të katërtat e kostumit tradicional të gruas gjirokastrite dhe ishte pjesa më e kushtueshme e veshjes. Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, solli shembullin e Elida Zhulatit e cila vazhdon të realizojë punime të tilla që mbajnë brenda një copëz historie, art dhe kujtime nga Gjirokastra. “Pirpirija është një kujtim i bukur për ta marrë me vete nga Gjirokastra”, u shpreh Golemi. Një veçori shumë e rëndësishme e prirpirisë ishte...