Spotify kundër artistëve AI, ja çfarë do të shihni në platformë

Spotify kundër artistëve AI, ja çfarë do të shihni në platformë

Spotify po ndërmerr një nga hapat më të rëndësishëm deri më tani për të rritur transparencën mbi përmbajtjet e krijuara me inteligjencë artificiale në platformë. Kompania ka njoftuar një funksion të ri që do të identifikojë profilet e artistëve që mund të jenë krijuar nga AI. Funksioni, të cilin Spotify e ka quajtur “AI Personas”, do të nisë të jetë i disponueshëm gradualisht nga mesi i shtatorit. Etiketa do të shfaqet si një simbol në aplikacionin celular, në profilet e artistëve, në rezultatet e kërkimit dhe pranë këngëve të tyre në listat e dëgjimit. “Dëgjuesit kanë qenë të qartë se nuk u pëlqen të shohin një profil artisti që duket njerëzor, vetëm për të zbuluar më pas se bëhet fjalë për një personazh të krijuar...