Dua
Poezi nga Asdreni Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njërzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë! Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t’ia thotë nën diellin e ngrohtë. Dua dhe Shqipërinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nëpër ferrat edhe lozja me sheqerrat; për këtë kam dëshirë dhe s’dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj!/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com