Ana Golja rikthehet me një këngë për dashurinë ndaj vetes
Artistja shqiptaro-kanadeze nga Toronto publikon këngën e saj më të re “Can’t Walk All Over Me”, një mesazh për vetëvlerësimin, fuqinë dhe identitetin mes dy kulturave Artistja shqiptaro-kanadeze Ana Golja po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me këngën e saj më të re, “Can’t Walk All Over Me”, një projekt që ajo e përshkruan si një këngë dashurie kushtuar vetes. E lindur dhe e rritur në Toronto në një familje shqiptare, Golja thotë se muzika e saj është pasqyrim i shpirtit dhe i përvojave të saj personale. “Në thelb, jam dikush që gjithmonë jam tërhequr nga tregimi i së vërtetës, në çfarëdo forme që ajo vjen – qoftë përmes një skene, një kënge apo një pune si producente”, shprehet këngëtarja dhe autorja e këngëve. Golja...
Burimi:
kultplus.com