Zana Spahiu ka marrë më së shumti pikë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së
Janë zhvilluar intervistat me gjashtë kandidatët për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, ndërsa zyrtarisht bordi do të votojë në mbledhjen e ardhshme. Zana Spahiu është kandidatja që ka marrë më së shumti pikë nga kandidatët e intervistuar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës. Spahiu ka marrë 90.7 pikë pas vlerësimit nga anëtarët e bordit të mediumit publik. Zana Spahiu, Hysen Hundozi, Arbër Geci, Antigona Baxhaku, Nexhmedin Spahiu dhe Lorik Arifaj janë kandidatët për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com