Lea Ypi ligjëron sot në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Lea Ypi ligjëron sot në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Shkrimtarja dhe studiuesja Lea Ypi do të jetë sot për herë të parë pjesë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në kuadër të edicionit të 44-t të tij. Ypi do të mbajë ligjëratën me temë “Dinjiteti dhe padrejtësia historike: historia e një familjeje shqiptare”, e cila do të mbahet sot, më 25 gusht, në orën 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ligjërata do të drejtohet nga Linditë Sejdiu dhe do të trajtojë tema që lidhen me historinë, kujtesën, identitetin dhe përvojën e një familjeje shqiptare. Pjesëmarrja e Lea Ypit i shtohet programit të edicionit të 44-t të Seminarit, i cili mbledh studiues, gjuhëtarë, shkrimtarë dhe albanologë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës./KultPlus.com