Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në Taranto 2026

Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në Taranto 2026

Donjeta Sadiku ka shkruar historinë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këtë edicion të garave. Boksierja kosovare triumfoi në çerekfinale dhe me kalimin në gjysmëfinale siguroi medaljen për Kosovën, duke sjellë një tjetër moment të rëndësishëm për sportin kosovar. Me përkushtim dhe paraqitje të fuqishme në ring, Sadiku vazhdon garën për medaljen e artë. Gjysmëfinalja do të zhvillohet të mërkurën, ku ajo do të synojë kalimin në finale. “Me zemër, përkushtim dhe shpirt luftarak siguroi medaljen për vendin tonë”, thuhet në urimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë. Tashmë të gjitha sytë janë te Donjeta Sadiku, e cila do të kërkojë ta shndërrojë medaljen e siguruar në të artën e parë për Kosovën në Taranto 2026./KultPlus.com