Young Classics solli zërat e së ardhmes në zemër të Rame Lahaj International Opera Festival
Dilara Sollova Në mesin e mbrëmjeve që ndërtojnë identitetin artistik të Rame Lahaj International Opera Festival, ka edhe të tilla që nuk sjellin vetëm emra të njohur të skenës operistike, por vendosin në qendër ata që nesër pritet të jenë protagonistët e saj. Pikërisht me këtë frymë erdhi koncerti “Young Classics”, një mbrëmje që dëshmoi se investimi tek brezat e rinj nuk është thjesht një premtim për të ardhmen, por një realitet që po merr formë në skenat më të rëndësishme artistike të vendit. Në sheshin e kryeqytetit, nën atmosferën karakteristike të festivalit, Orkestra dhe Kori i Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” sollën një program që lëvizte lirshëm mes repertorit klasik, operës dhe kolonave zanore të filmave që kanë shoqëruar breza të tërë. Ishte një...
Burimi:
kultplus.com