Yayoi Kusama, artistja japoneze e pikave që krijoi botë të pafundme, vdes në moshën 97-vjeçare
Artistja e njohur japoneze Yayoi Kusama, një prej figurave më të rëndësishme të artit bashkëkohor, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. E njohur në mbarë botën për pikat karakteristike, ngjyrat e forta, format e përsëritura, pasqyrat dhe instalacionet e saj magjepsëse, Kusama krijoi vepra që tërhoqën miliona vizitorë në galeri dhe muze në mbarë botën. Kusama u shfaq në skenën e artit pop dhe u bë një prej artistëve të rrallë që arriti të shndërrojë artin bashkëkohor në një fenomen masiv. Ekspozitat e saj në qytete si Tokio, Nju Jorku dhe Londra u shoqëruan me radhë të gjata vizitorësh dhe interes të jashtëzakonshëm publik. Pikat shumëngjyrëshe, që u bënë simboli i saj, mbuluan galeri të tëra, skulptura gjigante dhe hapësira publike. Përmes pasqyrave dhe dritave, artistja...
Burimi:
kultplus.com