Sot përkujtohet lindja e filozofit të madh gjerman, Georg Wilhelm Friedrich Hegel
Sot, më 27 gusht, përkujtohet ditëlindja e filozofit të njohur gjerman Georg Wilhelm Friedrich Hegel, një prej mendimtarëve më me ndikim në historinë e filozofisë moderne. Hegeli lindi më 27 gusht 1770 dhe gjatë jetës së tij dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e filozofisë, logjikës, historisë, politikës dhe teorisë së shtetit. Ai studioi filozofi dhe teologji, ndërsa më vonë zhvilloi një karrierë të pasur akademike në universitete të ndryshme gjermane, duke kulmuar si profesor dhe rektor i Universitetit të Berlinit. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Fenomenologjia e Shpirtit”, “Shkenca e Logjikës” dhe “Parimet e Filozofisë së së Drejtës”. Mendimi i Hegelit dhe sistemi i tij filozofik ushtruan ndikim të madh në brezat e mëvonshëm të filozofëve dhe vazhdojnë të studiohen...
Burimi:
kultplus.com