Shkodra Jazz Festival rikthen tingujt e jazz-it në Teatrin “Migjeni”
Tingujt e jazz-it mbushën me muzikë dhe spektatorë Teatrin “Migjeni”, në një tjetër mbrëmje të edicionit të 17-të të “Shkodra Jazz Festival”. Një nga ngjarjet tashmë të konsoliduara në jetën kulturore të Shkodrës, festivali solli në skenë kuartetin e artistit Kejdi Barbullushi, në një koncert ku improvizimi, ritmi dhe ndërthurja e instrumenteve krijuan një atmosferë të veçantë për publikun. Përmes gjuhës së lirë të jazz-it, muzikantët ndërtuan një komunikim të drejtpërdrejtë me spektatorët, duke e kthyer skenën e “Migjenit” në një hapësirë ku muzika u përjetua përtej interpretimit tradicional. Për drejtuesin artistik të festivalit, Florian Jakaj, jazz-i mbetet një formë e veçantë shprehjeje, ku artistët kanë mundësinë të eksperimentojnë, të improvizojnë dhe të krijojnë një dialog të natyrshëm me publikun. Në këtë edicion, “Shkodra Jazz...
Burimi:
kultplus.com