Albulena Haxhiu uron Sadikun për medaljen e artë: Krenari për Kosovën
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për fitoren në finalen e Lojërave Mesdhetare në Taranto, ku ajo triumfoi ndaj Kristina Kuluhovës dhe fitoi medaljen e artë. Haxhiu vlerësoi paraqitjen e Sadikut në ring, duke theksuar punën, disiplinën dhe karakterin që e çuan drejt këtij suksesi. Në urimin e saj, presidentja në detyrë përmendi edhe trajneren Mariola Sallauka, e cila ka qëndruar pranë Sadikut gjatë gjithë përgatitjeve dhe rrugëtimit të saj drejt triumfit. “Urime nga zemra Donjetës dhe Mariolës!”, ka shkruar Haxhiu, duke e cilësuar këtë sukses si një tjetër moment krenarie për Kosovën./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com