Xhamia e Muradies, monumenti i arkitekturës osmane në Vlorë drejt restaurimit

Xhamia e Muradies, monumenti i arkitekturës osmane në Vlorë drejt restaurimit

Nga Julia Vrapi Xhamia e Muradies në Vlorë, një monument i arkitekturës osmane me vlera historike dhe kulturore, do t’i nënshtrohet restaurimit. Punimet do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, ndërsa projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me TİKA synon ruajtjen e vlerave historike, arkitekturore dhe kulturore të këtij monumenti të rëndësishëm. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja bëri të ditur ndërhyrjen e planifikuar për këtë monument, sipas të  cilit punimet restauruese do të nisin së shpejti. “Kanë nisur përgatitjet e kantierit, nën mbikëqyrjen e DRTK Vlorë, për restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. Projekti, i hartuar nga IKTK në bashkëpunim me TİKA,...