Veprimtari shkencore dhe diskutime mbi projektin “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” në Korçë

Veprimtari shkencore dhe diskutime mbi projektin “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” në Korçë

Projekti “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” mblodhi studiues, akademikë, ekspertë të gjuhës shqipe, përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë Korçë, të Prefekturës dhe të Këshillit të Qarkut Korçë, përfaqësues të komuniteteve fetare, mësues, pedagogë e studentë. Veprimtaria shkencore në Korçë u organizua nga Universiteti “Fan S. Noli” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi e cilësoi Fjalorin jo vetëm një vepër madhore të gjuhësisë, por edhe si një monument të kulturës shqiptare që pasqyron në mënyrë besnike shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Ai gjithashtu theksoi ndihmesën që Universiteti i Korçës ka dhënë në këtë projekt madhor me dy pedagogë të  tij, prof. dr. Ali Jasharin si hartues e redaktor dhe dr. Olger Bramen si...