Vendim Kapaj rrëfen bashkëpunimin me Göransson: Tingujt e fyellit u regjistruan për kolonën zanore të “The Odyssey”

Vendim Kapaj rrëfen bashkëpunimin me Göransson: Tingujt e fyellit u regjistruan për kolonën zanore të “The Odyssey”

Nga Juljana Vrapi Tingujt e Labërisë kanë udhëtuar nga jugu i Shqipërisë drejt një prej produksioneve më të mëdha të Hollywood-it, duke u bërë pjesë e universit muzikor të filmit “The Odyssey”, me skenar dhe regji të Christopher Nolan. Për të krijuar këtë atmosferë të veçantë zanore për adaptimin e poemës epike të Homerit, kompozitori fitues i çmimit “Oscar”, Ludwig Göransson, udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar polifoninë shqiptare. Mjeshtri vlonjat Vendim Kapaj interpretoi me fyell dhe culë dyjare, ndërsa tregon se regjistrimet për këtë produksion të madh kinematografik u realizuan në një studio të improvizuar në Teqenë e Kuzum Babait në Vlorë dhe zgjatën për pesë orë, në praninë e kompozitorit të njohur.  “Jam shumë i lumturuar që nëpërmjet tingujve të melodive...