Vdes Wally Funk, gruaja që hyri në histori duke fluturuar në hapësirë në moshën 82-vjeçare
Pionierja amerikane e aviacionit dhe eksplorimit të hapësirës, Wally Funk, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga autoritetet e qytetit Grapevine në Teksas. Mary Wallace “Wally” Funk ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e saj, e rrethuar nga familjarët. Sipas njoftimit zyrtar, ajo vdiq për shkaqe natyrore. Edhe kompania private hapësinore Blue Origin, në pronësi të Jeff Bezos, shprehu ngushëllimet për humbjen e saj. Wally Funk hyri në histori në vitin 2021, kur në moshën 82-vjeçare u bë gruaja më e moshuar që kishte udhëtuar ndonjëherë në hapësirë. Ajo mori pjesë në fluturimin suborbital të anijes New Shepard të Blue Origin, duke realizuar një ëndërr që e kishte ndjekur për më shumë se gjashtë dekada. Karriera e saj në aviacion u karakterizua...
Burimi:
kultplus.com