“Ullishta”, një elegji adriatike për kujtesën, njeriun dhe qytetërimin

“Ullishta”, një elegji adriatike për kujtesën, njeriun dhe qytetërimin

Nga Prof. Asoc. Dr. Arian Leka   “Ullishta” (Inwritershouse, 2025) me autorë Joan Arvanitis (teksti) dhe  Gazmend Çitaku (fotografitë) është një libër që, para studiuesve hapet si tekst socio-etnografik, por për lexuesin shndërrohet në një album poetik, shoqëruar me imazhe mbi kulturën e ullirit. Duke qenë se kjo pemë, për mijëra vjet, ka qenë dhe mbetet boshti simbolik dhe ekonomik i viseve adriatike në Mesdhe, vepra prodhon ndjesi dhe mendim mbi këtë qytetërim të kapur fort pas rrënjëve dhe degëve të ullirit. “Ullishta” ndërthur përjetimet e sotme me kujtesën historike, antropologji kulturore me mitologjinë e brigjeve përreth Ulqnit, duke e paraqitur ullirin siç është:  një krijesë të gjallë, bashkuese e kohëve, popujve dhe mënyrave të jetesës që mbijeton, pavarësisht gjuhëve që flasim, ritualeve dhe shkronjave të albabeteve, luftërave...

TË FUNDIT

MË SHUMË