Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top
Bota e rock-ut ka humbur një prej figurave më të njohura të saj. Frank Beard, bateristi i grupit amerikan ZZ Top, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Ai vdiq më 17 gusht në fermën e tij në Richmond, Teksas, ku ndodhej nën kujdes paliativ dhe ishte i rrethuar nga familjarët. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Beard iu bashkua ZZ Top në vitin 1969 dhe për më shumë se pesë dekada ishte pjesë e formacionit legjendar së bashku me kitaristin dhe vokalistin Billy Gibbons dhe basistin Dusty Hill, i cili ndërroi jetë në vitin 2021. Bateritë e tij u bënë një nga elementet kryesore të tingullit karakteristik të ZZ Top, grupit që u bë i famshëm me këngë si “La Grange”, “Tush”,...
Burimi:
kultplus.com