Ishte 18 gushti i vitit 1850, Viktor Hygo rrëfen natën e fundit të Honore de Balzak
Ishte mbrëmja e 18 gushtit të vitit 1850. Viktor Hygo kishte pak kohë që ishte bërë mik i Balzakut, tregon Stefan Cvajg, një mik i mirë, një mik që e përcolli deri në pragun e fundit tokësoren e këtij “shenjtori” pa altar. Ishte ai, që do të mbetej kontakti i fundit i një gjeniu. Një gjeni që do të fliste dhe do të kujtonte për një gjeni tjetër.I rashë ziles. Hëna doli përmes reve. Rruga ishte e shkretë. Nuk u duk njeri. I rashë ziles për herë të dytë. U hap dera. U duk një shërbyese me një qiri në dorë.“Ç’dëshironi zotëri?”Ajo po qante. I tregova se kush isha. Më lanë të hyja në sallonin që ndodhej në katin e parë, ku mbi konsolë, përballë...
Burimi:
kultplus.com