UEFA nuk tërhiqet, përplasja me FIFA-n dhe Infantinon thellohet

UEFA nuk tërhiqet, përplasja me FIFA-n dhe Infantinon thellohet

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdon të thellohet, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbetet në qendër të polemikave. Pavarësisht deklaratës së fundit të FIFA-s, UEFA ka bërë të qartë se nuk ndryshon qëndrim dhe mbetet e vendosur të bojkotojë kompeticionet e organizuara nga FIFA. Edhe pse FIFA pranoi gabimin lidhur me projektin për privatizimin e Kupës së Botës, ajo riafirmoi njëkohësisht “mbështetjen e plotë” për Infantinon. “Deklarata e FIFA-s nuk ndryshon asgjë”, theksoi UEFA. Sipas saj, federatat anëtare kanë qenë të qarta për kushtet që duhet të përmbusheshin për të shmangur bojkotin. Këto përfshinin tërheqjen e propozimeve për privatizimin e garave kryesore dhe garantimin se përpjekje të tilla nuk do të përsëriteshin më. “Këto kushte nuk janë përmbushur”, nënvizoi UEFA. Organizata evropiane shtoi se...