U.D. Presidentja Haxhiu: EtnoFest-i është lidhur aq fort me Kukajn, sa vështirë të mendohet diku tjetër
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në hapjen e edicionit të 16-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale EtnoFest, i cili mbahet në fshatin Kukaj. Në fjalën e saj para të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu, tha se në veprën e tij me kujtime, At Zef Pllumi na e përcolli porosinë që kishte marrë nga At Marin Sirdani: “Rrno vetëm për me tregue”, duke shtuar më tej se kjo porosi na bënë të kuptojmë se ajo që nuk tregohet rrezikon të humbasë. Sipas saj, kur një njeri e ndan me të tjerët atë që ka parë e mësuar, përvoja e tij vazhdon të jetojë në kujtesën e tyre. “EtnoFest-i e vazhdoi këtë porosi në mënyrën e vet. Prej...
Burimi:
kultplus.com