Trashëgimia kulturore e Kosovës në fokus të librit të ri të Berat Hasanit
Një libër i ri kushtuar trashëgimisë kulturore të Kosovës do të prezantohet këtë të premte në Prishtinë, në një aktivitet që synon të sjellë më pranë publikut pasurinë kulturore dhe historike të vendit. Libri i autorit Berat Hasani përshkruhet si një udhëtim i ilustruar nëpër trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke përfshirë objekte, lokalitete, ura, vegla muzikore dhe elemente të tjera që dëshmojnë historinë, traditat dhe identitetin kulturor të vendit. Përmes këtij projekti, Hasani synon të dokumentojë dhe të sjellë në një formë të qasshme aspekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore, duke i dhënë rëndësi ruajtjes dhe njohjes së tyre nga brezat e rinj. “Ky libër është një udhëtim nëpër pasurinë tonë kulturore, përmes objekteve, lokaliteteve, urave, veglave muzikore dhe elementeve të ndryshme që tregojnë historinë...
Burimi:
kultplus.com