Eurovision 2027 do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë
Burgasi do të jetë qyteti pritës i Eurovision 2027. Qyteti bregdetar bullgar u përzgjodh nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) pas një procesi vlerësimi mes katër qyteteve kandidate. Gjysmëfinalet do të mbahen më 11 dhe 13 maj 2027, ndërsa finalja do të zhvillohet më 15 maj. Në garë për organizimin e konkursit ishin Burgasi, Varna, Plovdivi dhe Sofja. Pas vlerësimit të ofertave, Varna dhe Plovdivi u eliminuan, ndërsa në fazën përfundimtare mbetën Burgasi dhe Sofja. Përzgjedhja u bazua në kapacitetet teknike, kushtet e organizimit dhe përputhshmërinë me kërkesat dhe standardet e EBU-së./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com