Albulena Haxhiu: Kuvendi hap dyert për të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të rinj nga e gjithë Kosova dhe diaspora, të cilët patën mundësinë të prezantojnë talentet, projektet dhe punën e tyre në fusha të ndryshme. Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndarë në rrjetet sociale përshtypjet nga aktiviteti, duke vlerësuar larminë e profileve dhe angazhimin e të rinjve. Ajo tha se pjesëmarrësit vinin nga fusha të ndryshme, si teknologjia, arti, muzika, sporti, letërsia, studimi dhe hulumtimi, ndërsa secili prej tyre, sipas saj, solli një histori dhe talent që dëshmon potencialin e rinisë së Kosovës. “Me profile të ndryshme, nga teknologjia, arti, muzika e sporti, te letërsia, studimi dhe hulumtimi, secili prej tyre solli një histori të...
Burimi:
kultplus.com