Lea Ypi do të nderohet në Shkup me çmimin “BookStar 2026”

Lea Ypi do të nderohet në Shkup me çmimin “BookStar 2026”

Autorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, do të jetë në Shkup më 24 gusht 2026, ku do të nderohet me çmimin “BookStar 2026” për librin e saj “Të lirë” (“Free”). Takimi me publikun do të mbahet në orën 19:00 në hapësirat e Laboratoriumit. Pas ndarjes së çmimit, Ypi do të zhvillojë një bashkëbisedim me publikun, të moderuar nga Kalina Maleska. Në qendër të diskutimit do të jenë libri “Të lirë”, përvoja personale e autores dhe temat e lirisë, shoqërisë dhe rritjes në një periudhë ndryshimesh të mëdha historike. Aktiviteti organizohet si pjesë paraprake e Festivalit të Letërsisë Evropiane “BookStar”, nën moton “FREE AT LEAST!”, duke shënuar fillimin e muajit të aktiviteteve të festivalit. Edicioni i 12-të i “BookStar 2026” do të mbahet nga 28...