Trashëgimia fotografike në rrezik, “Marubi” thirrje për identifikimin dhe dhurimin e arkivave të fotografëve shqiptarë

Trashëgimia fotografike në rrezik, “Marubi” thirrje për identifikimin dhe dhurimin e arkivave të fotografëve shqiptarë

Nga Juljana Vrapi Arkivat fotografike shqiptare rrezikojnë të humbasin vlerën e tyre historike për shkak të mungesës së kushteve të përshtatshme të ruajtjes dhe konservimit. Negativët, stampimet origjinale, albumet dhe dokumentet e studiove fotografike përbëjnë dëshmi të pazëvendësueshme të kujtesës kolektive, por shumë prej tyre vijojnë të mbeten të ekspozuara ndaj dëmtimit me kalimin e kohës. Përballë kësaj problematike, muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër hapi disa ditë më parë thirrjen publike “Shpëto arkivin tënd” për identifikimin, ruajtjen dhe dhurimin e arkivave të fotografëve shqiptarë. Muzeu shprehet se negativët, stampimet origjinale (vintage prints), diapozitivët, albumet fotografike dhe dokumentacioni i studiove fotografike përfaqësojnë objekte unike, të cilat mbajnë informacion të pakthyeshëm mbi autorin, procesin fotografik, teknologjinë e përdorur dhe kontekstin historik të krijimit të tyre....