Strategji e re për kulturën, synohet shndërrimi i kulturës në infrastrukturë kulturore dhe investim publik deri në 2030

Strategji e re për kulturën, synohet shndërrimi i kulturës në infrastrukturë kulturore dhe investim publik deri në 2030

Nga mbrojtja e trashëgimisë, tani tek ekonomia e kulturës, kjo është strategjia për kulturën 2026-30. Draft/projekti i publikuar për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon ta shndërrojë kulturën në Shqipëri në një infrastrukurë kulturore dhe investim publik. “Kalojmë nga një moment administrimi apo mbijetese te institucione që janë në menaxhim të një niveli modern strategjie, që përveç financimit publik, ka bashkëfinancim me privatët”, u shpreh ministri Blendi Gonxhe. Ky draft ka qëllim të kthejë Shqipërinë në qendër kulturore të Ballkanit Perëndimor, me tërheqjen e artistëve të huaj, qarkullimin e krijimtarisë shqiptare jashtë vendit dhe përhapjen e jetës kulturore edhe në zonat rurale. “Një vend, që ka cilësi të lartë jetese, ku kultura është thelbësore, është një vend që ka më pak...