Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës
Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 73-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në drejtim të malit të Krujës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 gusht në lagjen “Abaze”, Krujë. I arrestuari është shtetasi Q. B., 73 vjeç, banues në këtë zonë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 73-vjeçari ka ndezur zjarr pranë banesës së tij për të djegur një sasi bari. Për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur drejt malit të Krujës, duke rrezikuar edhe zonat e banuara. Njoftimi: Ndezi zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në...
Burimi:
gijotina.com