Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit

Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit

Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Krujë! S’ka më rrezik për banesat, thane ne mesnate autoritetet. Një vatër zjarri e shkaktuar nga dora e njeriut ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar banesat dhe bizneset. Nga flakët kërcënohej edhe spitali, pasi një vatër raportohej mbrëmë vetëm 50 metra larg qendrës spitalore. Me mijëra banorë u evakuuan mbrëmë nga lagjet e Krujës për shkak të zjarrit masiv. Kishte shkëputje të energjisë në gjithë qytetin. “Situata është shumë e keqe. Shteti s’ka marrë asnjë lloj mase. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi, pa shkuar te pallatet. Dy banesa janë djegur”, tha një banor i lagjes Barabit. Barabiti ishte ndër më të rrezikuarat. Ndërkohë disa banorë kundërshtonin të largoheshin nga banesat...