Sonte në Rame Lahaj International Opera Festival do të prezantohen këngë nga repertori i Nexhmije Pagarushës 

Sonte në Rame Lahaj International Opera Festival do të prezantohen këngë nga repertori i Nexhmije Pagarushës 

Koncerti kushtuar repertorit të pavdekshëm të Nexhmije Pagarushës, është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme të Rame Lahaj International Opera Festival, ku çdo edicion ka sjell në skenë yje të muzikës shqipe për të kujtuar me nostalgji dhe dashuri trashëgiminë tonë muzikore. Në koncertin e sotëm do të prezantohen: Alma Bektashi, Liridon Sadriu, Malvina Likaj dhe Samir Shehu, artistë që do t’u japin jetë disa prej këngëve të bukura shqiptare, të sjella këtë vit me aranzhime të reja nga Shpëtim Saraçi dhe të shoqëruara nga Pagarusha Band. Mbrëmja do të mbahet në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë dhe do të fillojë në 20:30./ KultPlus.com