Galeria Kombëtare e Kosovës me kushte moderne për ruajtjen e koleksionit shtetëror të artit
Pas restaurimit të plotë, Galeria Kombëtare e Kosovës tashmë ofron kushte bashkëkohore për ruajtjen dhe mbrojtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka ndarë pamje që tregojnë ndryshimin mes mënyrës se si ruheshin dikur veprat e artit dhe standardeve që ofron sot institucioni pas restaurimit. Sipas saj, institucioni qendror i artit pamor është rinovuar dhe restauruar plotësisht, duke krijuar ambiente moderne për ruajtjen, inventarizimin dhe mbrojtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit. Modernizimi i Galerisë Kombëtare synon të sigurojë standarde më të larta të konservimit dhe menaxhimit të trashëgimisë artistike, duke garantuar kushte më të mira për veprat që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të fondit artistik të Kosovës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com