Etno Fest solli një tjetër natë të mbushur me traditë, teatër, vallëzim dhe muzikë
Edicioni i sivjetmë i Etno Fest vazhdoi me një tjetër mbrëmje të pasur artistike, ku tradita dhe arti bashkëkohor u ndërthurën në një program që ofroi përvoja të ndryshme kulturore për publikun. Mbrëmja u hap me performancën e Ansamblit “Devolli” nga Korça, i cili solli në skenë këngë, valle dhe motive autentike folklorike, duke përcjellë trashëgiminë kulturore të trevave të Korçës dhe Devollit. Programi vijoi me shfaqjen “Lahuta e Malcís”, me regji të Armend Balokut, e mbështetur në kryeveprën e Gjergj Fishtës. Përmes një realizimi skenik me ngarkesë të fortë emocionale, interpretimi solli në skenë frymën e eposit shqiptar dhe u mirëprit nga publiku me duartrokitje të gjata. Një tjetër dimension artistik solli shfaqja “VOID” e Albanian Dance Theater Company nga Tirana. Me muzikë të...
Burimi:
kultplus.com