“Jolene”, kënga e Dolly Parton që vazhdon të frymëzojë artistë pas më shumë se 50 vitesh

“Jolene”, kënga e Dolly Parton që vazhdon të frymëzojë artistë pas më shumë se 50 vitesh

Kënga “Jolene” e Dolly Parton, e publikuar në vitin 1973, mbetet një nga veprat më ikonike në historinë e muzikës country. Ajo ishte hiti i parë i madh solo i Parton dhe, edhe pas më shumë se 50 vitesh, vazhdon të frymëzojë artistë dhe breza të tërë dëgjuesish. “Jolene” u nominua dy herë radhazi për Grammy në kategorinë “Best Female Country Vocal Performance” – në vitin 1975 për versionin origjinal dhe në vitin 1976 për interpretimin live. Edhe pse nuk fitoi atëherë, kënga i solli Parton një Grammy në vitin 2017 për bashkëpunimin me grupin vokal Pentatonix. Për vite me radhë, fansat kanë spekuluar nëse personazhi i Jolene ishte real. Vetë Dolly Parton ka zbuluar se kënga u frymëzua nga dy persona të ndryshëm. Personazhi...