Situatë kaotike në kufitin Kroaci-Mal të Zi, kolonë makinash prej 20 kilometrash

Situatë kaotike në kufitin Kroaci-Mal të Zi, kolonë makinash prej 20 kilometrash

Një situatë kaotike është krijuar në jug të Kroacisë, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në kolona kilometrike. Radha e automjeteve në zonën e Çilipit ka kaluar 20 kilometra, ndërsa pritjet në pikat kufitare Debeli Brijeg dhe Konfin arrijnë deri në 10 orë. Përballë trafikut të rënduar dhe temperaturave të larta, banorët e Konavles kanë hapur dyert e shtëpive për udhëtarët, duke u ofruar ujë dhe mundësi për të përdorur tualetet. Në terren raportohet edhe për raste kur disa persona kanë deklaruar se kanë pritur deri në 28 orë. Bllokimi është shkaktuar nga fluksi i madh i automjeteve drejt Malit të Zi, kontrollet kufitare dhe kapacitetet e kufizuara të pikave të kalimit. Trafiku ka paralizuar edhe...