Më pak punë, më shumë mirëqenie, çfarë tregon eksperimenti i të punuarit 4 herë në javë
Reduktimi i javës së punës në katër ditë duket se përmirëson shëndetin e punonjësve dhe ul rrezikun e lodhjes së skajshme profesionale (burnout), sipas rezultateve të një programi pilot të zhvilluar në gjashtë vende. Në studim morën pjesë rreth 2 mijë e 900 punonjës nga 141 organizata në Australi, Kanada, Irlandë, Zelandë të Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët reduktuan orarin e punës pa ulje të pagës. Para fillimit të eksperimentit, kompanitë ndoqën për dy muaj programe trajnimi dhe ndryshuan mënyrën e organizimit të punës, me synim rritjen e efikasitetit dhe bashkëpunimit. Më pas u zbatua java katërditore e punës, ose një reduktim prej 20% të orëve të punës për një periudhë gjashtëmujore.Pas gjashtë muajsh, punonjësit që punonin me javë të...
Burimi:
kultplus.com