Librat e verës, turistët preferojnë të lexojnë letërsi shqipe të përkthyer
Vera është zakonisht stina kur lexohen më shumë libra, edhe sepse njerëzit pushojnë dhe kanë më shumë kohë të lirë. Vizitorë të shpeshtë në libraritë e kryeqytetit në këto ditë vere janë turistët e huaj, të cilët preferojnë të lexojnë letërsi shqipe të përkthyer. Letërsia shqipe është një nga letërsitë më pak të përkthyera në botë. Përveç librave të shkrimtarit tonë të njohur, Ismail Kadare, që tashmë është i përkthyer dhe i lexuar në shumë gjuhë të botës, shumë pak shkrimtarë kanë pasur fatin të përkthehen në gjuhë të tjera këto vite. “Ajo çfarë dua të ndalem më së shumti është fakti se ata kërkojnë më së shumti autorët shqiptarë të përkthyer përgjithësisht në anglisht, në frëngjisht, gjermanisht, italisht, së fundmi edhe në gjuhë të...
Burimi:
kultplus.com