Aktori i “The Sopranos” Vincent Pastore ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare
Ai fitoi famë botërore falë interpretimit të mikut të ngushtë të Tony Soprano-s, një personazh që më vonë bashkëpunon me FBI-në.Aktori amerikan Vincent Pastore, i njohur për rolin e Salvatore në serialin e famshëm “The Sopranos”, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Pastore u gjet i pajetë në banesën e tij në New York. Ai fitoi famë botërore falë interpretimit të mikut të ngushtë të Tony Soprano-s, një personazh që më vonë bashkëpunon me FBI-në. Vdekja e personazhit të tij në sezonin e dytë konsiderohet si një nga momentet më të paharrueshme të serialit, edhe pse ai vazhdoi të shfaqej në të gjitha sezonet përmes skenave rikujtuese. Pastore konsiderohej si një aktor i përkushtuar, gëzonte një dëshirë të madhe për aktrimin, mbështeste gjithmonë aktorët e...
Burimi:
kultplus.com