Plazhet e ditës D, trashëgimi botërore

Plazhet e ditës D, trashëgimi botërore

UNESCO ka përfshirë në listën e saj të objekteve të mbrojtura, 19 site, nga të cilat  pesë natyrore dhe një të përzier, duke e çuar numrin total të 1,273. UNESCO ka përfshirë mes të tjerash plazhet e zbarkimit të Ditës D në Normandi dhe Kështjellat Mbretërore Kapetiane të Languedocut (Longedoke) të Francës në Listën e Trashëgimisë Botërore.Vendimi u mor gjatë sesionit të 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbajtur në Busan të Koresë së Jugut nga 19 deri më 29 korrik, sipas agjencisë kulturore të OKB-së. Zona e Normandisë shtrihet në një gjatësi prej rreth 80 kilometrash në Manche (Manshe) dhe Calvados (Kalvados). Plazhet ishin skena e zbarkimit të forcave aleate më 6 qershor 1944, një operacion vendimtar që ndihmoi në hapjen...