Si Zvicra krijoi një industri të madhe çokollate?

Si Zvicra krijoi një industri të madhe çokollate?

Zvicra njihet sot si një nga vendet më prestigjioze në botë për prodhimin e çokollatës, por historia e saj është edhe më interesante sesa vetë shija. Edhe pse është një vend pa dalje në det dhe me klimë të ftohtë, Zvicra arriti të krijojë çokollatën në formën që e njohim sot, duke revolucionarizuar një produkt që dikur konsumohej krejt ndryshe. Prej kohësh ka ekzistuar një rivalitet i heshtur mes çokollatës zvicerane dhe asaj belge, por faktet historike tregojnë se Zvicra ishte ndër të parat që nisi prodhimin industrial të çokollatës që në fillim të shekullit të 19-të, disa dekada përpara Belgjikës. Edhe më herët, në vend funksiononin punishte të vogla për përpunimin e kakaos, ndërkohë që eksploruesit zviceranë sillnin kokrra kakaoje nga vende të largëta....