Vazhdon restaurimi i shkollës së vjetër të Mushnikovës, objekt me vlera historike

Vazhdon restaurimi i shkollës së vjetër të Mushnikovës, objekt me vlera historike

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore. E ndërtuar në vitin 1905, shkolla është një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite, përcjell KultPlus. Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë, me qëllim ruajtjen e vlerave të tij dhe rikthimin e tij në funksion të trashëgimisë kulturore. Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore...