Filmat e të rinjve të Arteve, rrugëtimi nga auditorët drejt realizimit kinematografik
Nga Julia Vrapi Dhjetë filma të shkurtër janë realizuar këtë vit në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve. Projektet nga studentët e programeve Bachelor dhe Master të Universitetit të Arteve kanë marrë mbështetje financiare për realizimin e filmave të tyre të diplomës. Nisma synon të mbështesë zhvillimin profesional të kineastëve të rinj dhe të kontribuojë në zhvillimin e kinemasë shqiptare. Përmes këtyre projekteve, studentët kanë mundësi të kalojnë nga procesi akademik drejt përvojës konkrete të realizimit kinematografik. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ndau gjithashtu disa pamje nga procesi i realizimit të filmave, përfshirë momente nga xhirimet e projekteve të studentëve të Universitetit të Arteve, duke bërë të ditur se këto produksione janë mbështetur financiarisht në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit...
Burimi:
sot.com.al