Çarshia e Gjakovës përball shuarjes së zejeve
Çarshia e Madhe e Gjakovës, dikur një nga qendrat kryesore të zejtarisë në Dukagjin, sot po përballet me shuarjen graduale të shumë zejeve tradicionale. Pak zejtarë vazhdojnë t’i ruajnë zanatet e trashëguara, ndërsa autoritetet thonë se po hartohet një plan për konservimin dhe zhvillimin ekonomik të çarshisë. Dikur, Çarshia e Madhe e Gjakovës ishte një nga qendrat kryesore të zhvillimit ekonomik në rajonin e Dukagjinit, pasi aty funksiononin pothuajse të gjitha zejet tradicionale. Por sot, shumë prej dyqaneve ku dikur shiteshin produkte të punuara me dorë janë shndërruar në lokale e kafiteri. Një nga zejtarët që, përkundër sfidave të shumta, ka arritur ta mbajë gjallë zejen e trashëguar nga të parët e tij, është Ruzhdi Qarri. Ai vazhdon të merret me punimin tradicional të djepave....
Burimi:
kultplus.com