Shqipëria prezanton progresin për trashëgiminë botërore në Sesionin e 48-të të Komitetit të UNESCO-s

Shqipëria prezanton progresin për trashëgiminë botërore në Sesionin e 48-të të Komitetit të UNESCO-s

Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, zhvilluar në Busan, Republika e Koresë, ku prezantoi progresin e arritur në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive të trashëgimisë botërore. Në këtë forum, i cili mblodhi mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore, u diskutuan politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme. Gjatë punimeve, delegacioni shqiptar prezantoi masat e ndërmarra për Parkun Kombëtar të Butrintit, ku Komiteti vlerësoi pozitivisht dokumentet teknike dhe strategjike, bashkëpunimin me komunitetin lokal dhe angazhimin për një menaxhim të qëndrueshëm sipas standardeve të UNESCO-s. Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, me përparimin në Planin e Integruar...